Perballe qytetit ne nje fshat,
Ku djem e vajza s’shikon me,
Jetojne ca pleq edhe ca plaka,
Qe i merr vdekja nje nga nje.
Jetojne ca pleq nga jeta lodhur,
Jetojne me mallin qe i tret,
Me koke nga dera dhe nga rruga,
Presin se ndoshta kthehen djemte.
Presin se ndoshta kthehen vajzat,
Dhe zemra digjet neper mall,
Si erdhi vallé keshtu kjo jeté,
Njesoj te vdekur e te gjalle?!
Por, ah,te gjithe kane ikur larg,
(Kjo kohe qe erdhi s’njeh meshire),
Dhe ikin pleqte nje e nga nje,
Siç ikin yjet ne te gdhire.
Dhe njeri-tjetrin e percjellin,
Per te varrezat e katundit,
O zot i madh kur t’i vije vdekja,
Kush t’a percjelle plakun e fundit?!!
TË GJITHË ANKOHEM
Te gjithe ankohen ne boten tone,
Dikush me pak e dikush me shume,
Ankohen burrat se s’kane ku shtyjne kohen,
Ankohen grate se mbyten ne pune.
Ankohen te varferit per buken e gojes,
Dhe mendjen e vrasin dhe naten ne gjume,
Ankohen te pasurit me barkun dhjamosur,
Ankohen te pasurit se duan me shume.
Ankohen votuesit se gjithmone mashtrohen,
Degjojne vetem fjale, genjeshtra, premtime,
Ankohen deputet se s’mund kete vit,
Te shkojne ne Dubai per te bere pushime.
Ankohen partite per vjedhjen e votes,
Ankohet kush mbet pa strehe nga termeti,
Ankohen femijet ne nje shkolle fshati,
Ankohet opozita, ankohet pushteti.
Ankohen te ndershmit se s’ka ndershmeri,
Ankohen ata qe bejne pune te pista,
Ankohen dhe bejne parti te re,
Politikanet qe s’vendosen serish neper lista.
Ankohen ata qe jetojne ne luks,
Ankohen ata qe shpirti u dhemb,
Ankohen ata qe shpohen me plumb,
Ankohen ata qe shpohen me gjemb…
JAM…