Deri në një milionë vende të lira pune/ Gjermania kërkon punëtorë të huaj në këto profesione

1 Minuta Lexim

Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, ka dhënë lajmin se në Gjermani ka mungesë punëtorësh dhe se vendi ka nevojë për një shkallë të gjerë migrimi.

Habeck shtoi se mungesa e fuqisë punëtore minon produktivitetin dhe vë në rrezik tranzicionin e suksesshëm të energjisë.

“Tani kemi 300,000 vende të lira pune dhe ne presim që ky numër të arrijë deri në një milion.

Nëse nuk arrijmë të mbushim zbrazëtirën, ne do të kemi probleme reale të produktivitetit”- tha ai gjatë një konference ditën e djeshme.

Habeck tha se trajnimet për punë do të ndihmonin shumë, por migrimi më i madh do të jetë thelbësorë “për inxhinierët, zejtarët” dhe profesionet e tjera.

Instituti Ekonomik Gjerman vlerëson se forca e punës do të tkurret me më shumë se 300,000 njerëz këtë vit pasi ka më shumë punëtorë të moshuar që dalin në pension sesa të rinj që hyjnë në tregun e punës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull