Tronditi Anglinë teksa i preu kokën shefit me thikë/ Kamarieri shqiptari kërkon t’i shpëtojë burgut përjetë

3 Minuta Lexim

Angli- Një kamarier shqiptar, i cili i preu kokën shefit të tij me thikë djathi, sepse “e detyroi Zoti”, ka vendosur të apelojë burgimin e përjetshëm. Jonathan Limani e vrau Christopher Varian në Oxfordshire Golf Club në Thame, në Gusht të 2010-s, disa javë pasi kishte mbërritur në Britani.

Limani, një shqiptar me pasaportë suedeze, e vrau Varian në kohën kur ky i fundit po pinte një cigare.

Gjykatësi Anthony King e dënoi atë me burgim të përjetshëm në 2012-n, me një minimum prej 19 vitesh në qeli.

Fillimisht ai u izolua në spitalin psikiatrik të sigurisë së lartë Broadmoor, por më pas u rikthye në Suedi. Tanimë mediat suedeze raportojnë se një gjykatës në rajonin e Örebro, ka refuzuar kërkesën e 44-vjeçarit për ta konvertuar dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me vite të caktuara burgu.

Norrtälje Tidning raporton se një bord mjekësh thanë se Limani përbën rrezik për shoqërinë, pavarësisht se mësohet të ketë shfaqur pendesë për krimin makabër.

Në kohën kur u shpall fajtor, mjeku psikiatër Michael Alcock tha se ai vuante nga skizofrenia paranojake dhe se ishte një individ tejet i rrezikshëm. Mjeku i tha në atë gjykatës në Oxford se Limani besonte që Varian kishte bërë pakt me djallin që t’i bënin atij keq.

“Ai dëgjonte zëra nga Zoti (që e thërriste) për të parandaluar këtë konspiracion dhe kur të vinte momenti ta vriste shefin e tij në mënyrën siç e bëri”, tha Alcock.

Rreth orës 03:00 të së shtunës së 21 Gushtit, Varian po bënte një pushim të shkurtër pasi kishte mbikëqyrur një dasmë në ambientin e tij. Limani mori një thikë që përdorej për prerjen e djathit, dy kate poshtë zonës ku pihej duhan dhe i preu shefit të tij kokën. Prokurori Alan Blake tha se dëshmitarë iu lutën që të ndalonte, por Limani e çoi krimin deri në fund.

Limani kishte dy kombësi, pasi kishte jetuar në Suedi që prej vitit 2002.

Në këtë shtet ai kishte kartelë, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Atij iu dha leje që të punonte në Britani nga një agjenci punësimi suedeze dhe kishte nisur punë në klubin e golfit pak javë përpara se t’i merrte jetën pronarit të tij./BW,

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull