Ligji thyen mitin e politikanit

1 Minuta Lexim

Nga Sebastian ZONJA-

Përpara 10 vjetësh as që mund ta mendonim që të shkonte në prokurori Berisha apo Basha për një protestë. Sot ishte Berisha në prokurorinë e Tiranës. Nesër do të jetë Basha atje. Pasnesër Rama…

Për 10 vjet kemi arritur një gjë të vogël fare – politikanët më të lartë po shkojnë në prokurori. Ngjarje të bujshme si Gërdeci, 21 janari, video e Metës etj. dhe askush s’e vriste mendjen nëse hapeshin apo mbylleshin hetime.

Sot i është thyer miti. Shkon paraqitet, sepse ashtu vepron kushdo në këtë Republikë.

Basha nuk e shkeli derën e prokurorisë kur ishte i akuzuar për Rrugën e Kombit, as Rama për protestën e 21 janarit, ndërsa Berisha do t’i bënte vizitë Metës në Lalëz përpara vendimit për videon e Priftit.

Gjithnjë kishte një kleçkë procedurale për t’i mbyllur hetimet.

Pak nga pak po u thyhet miti. Pas disa kohësh, ku i dihet, mbase …

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull