Presidenti Ilir Meta i ka bërë një ftesë publike partive parlamentare që të marrin pjesë në një konsultim.
Në këtë takim konsultiv, palët duhet të vendosin së bashku mbi datën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

Kujtojmë se presidenti Meta ka deklaruar se pa kryetarë janë 6 bashki, konkretisht Vora, Dibra, Shkodra, Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi. Ndërkohë që KQZ thotë se nuk ka asnjë informacion se Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi janë pa kryetarë.
Këtu pritet të jetë edhe përballja e parë ndërmjet Metës me përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike.
Interesante do të jetë se kush do të shkojë te Meta për konsultime për zgjedhjet e pjesshme lokale nga PD, kryedemokrati Lulzim Basha apo do të shmanget ky ballafaqim.
PD dhe presidenti kanë nisur një “luftë” mes tyre për sa i përket zhvillimeve më të fundit në partinë më të madhe të opozitës.