Protesta e banorëve tek “5 Maji” në Tiranë, për shembjen e banesave ka bashkuar në terren Partinë Demokratike.
Në mbështetje të banorëve, kanë shkuar ish deputeti Klevis Balliu, i cili ka qenë edhe në protestat e banorëve të Astirit, Ervin Minarolli, të dy nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, e ndërsa nga PD-ja zyrtare është parë të jetë deputetja Dhurata Çupi.
Banorët kundërshtojnë shembjen e banesave, pasi nuk janë dakordësuar me marrëveshjen me bashkinë. Gjatë ditës së sotme është parashikuar shembja e 3 banesave, dhe më pas procesi do të vijojë edhe me godina të tjera në ditët në vijim.