Analisti Aleksandër Çipa zbuloi mbrëmjen e djeshme skenarët e mundshëm në rast të zgjedhjeve të parakohshme lokale në 6 bashki.
I ftuar në emisionin ‘Debat’, ai nuk përjashtoi edhe mundësinë e bashkëpunimit të Sali Berishës dhe grupit të tij me LSI apo me forcat e tjera politike, aleate tradicionale të ish-kryeministrit.
“Nuk e quaj flirtim, por një akt bashkëpunimi. Veç këtij opsioni ekziston edhe një opsion tjetër. Zoti Berisha ose pala që ai mbështet, mund të operojë me një kandidat të tij, i cili mund të lozë me siglën e njërës prej forcave tradicionale, aleate të zotit Berisha, këtu nuk është vetëm LSI-ja, por mund të jetë edhe Partia Republikane, po supozoj tani”, tha Çipa.