Pas takimit që zhvilloi në Presidencë me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën, Presidenti Meta ka dalë me një njoftim në rrjetet sociale.
Meta njofton se pas pak do të dalë në një prononcim ‘live’.
“Të dashur miq!
Për pak minuta më ndiqni në një prononcim live në respekt të kërkesës të gazetarëve.”, njofton Meta.
Kujtojmë që takimi i Metës dhe Ballës kishte në fokus datën e zgjedhjeve lokale.