BB VIP – Këtë të premte do lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri njëri nga banorët që janë në televotim, Einxhel, Beatrix dhe Donaldi.
Nëse ndodh që Einxhel të eliminohet, ajo nuk ka mundësi rikthimi në “Big Brother VIP”, pasi bileta e saj është përdorur njëherë. Ajo ishte në nominim me Dj Dagz kur u eliminua për herë të parë, por fati ishte me të dhe në biletë kishte “vajtje-ardhje”.
Ndërkohë Donaldi dhe Beatrix e kanë ende këtë shans. E nëse njëri prej tyre eliminohet, ju vjen në ndihmë bileta nëse e kanë “vajtje-ardhje”.
E teksa ekziston kjo mundësi rikthimi në rast eliminimi nga publiku, Donaldi ka bërë një deklaratë të fortë.
Gjatë me një bisede me Beatrixin, aktori i humorit është shprehur se nëse largohet një herë, nuk do të rikthehet më pas. “Nëse dal, nuk kthehem më”, ka thënë ai.
“As për mua?”, e ka pyetur Beatrix dhe Donaldi i është përgjigjur prerë: Jo sepse nuk më do publiku këtu, me ty do e vazhdoj jashtë.