A është Rita më perverse se të tjerët?

6 Minuta Lexim

Nga Dashnor KOKONOZI-

Stuhia që u ngrit nga një poezi e Rita Filipit, që solla në një post të mëparshëm, më shtyu të interesohem më nga afër për këtë poete. Diçka kishte ardhur deri te veshët e mi për një poezi të sajën të titulluar « Vrima » por nuk e dija se ajo akuzohej për perversitet dhe një lloj apologjie të incestit. Dhe për këtë i ishte nënshtruar një linçimi të vërtetë mesjetar.
Një munxë orgazmike burrash dhe grashë të frustruar seksualisht, që mendon se kishin gjetur viktimën që mund të përdhunonin lirisht publikisht, me një terminologji të vërtetë horrori kuplaraje!
Po them kalimthi se është konfirmuar disa herë se të tilla kritika asaj i bëhen në një vend, studimi i IP-ve tëtë cilin provuan se është nga vizitorët më të mëdhenj të siteve erotikë.
I vërsulen një gruaje poete në shk. XXI, sakohë që bota ka nja 3 000 vjet që lexon “Këngën e këngëve” (madje jane pjesë e Biblës) një suitë poemash me vargje ku fare hapur bëhet fjalë dhe ekzaltohet marrëdhënia fizike, madje me prani të bollshme të alkoolit (verës).
Edhe kur shkruan, në një varg: Zoti im, ATI im/ ajo më kujton diçka nga Kënga e këngëve.
Po a ka vërtet ekzaltim të incestit në poezinë e Ritës dhe nëse ka a është Rita më shumë incestuoze se të tjerët në poezinë e saj Mallkimi i parë?
Në studimin e tij të famshëm mbi incestin të E. Durheim (e me këtë rast kujtoj me respekt formatorët dhe formatoret e mia, që kur na shpjegonin këto fenomene, na rekomandonin literature që më dukej se nuk do të na hynte kurrë në punë) e thotë qartë se në fillimet e njerëzimit incesti ishte normë! Nuk ishte lidhja e gjakut që kishte përparësi, por fakti se të gjithë jetonin në shenjën e një totemi.
Për arsyet se si erdhëm te ekzogamia, ka shumë teori, por parapëlqehet idea e J. Lubbock, që thotë se të gjithë burrat e klanit hynin në lidhje seksuale me të gjitha gratë e klanit. Por ai që donte të merrte një dhe ta mbante përgjithnjë për vete, duhet të shkonte e gjente jashtë klonit. Si rregull ta rrëmbente.
Kishte lindur ekzogamia.
Incesti u kthye në tabu, që siç thotë S. Freud, ishte një ndalim kulturor tepër i fuqishëm që kishte për qëllim të pengonte tërheqjen seksuale reciproke të antarve të së njëjtën familje.
Ka edhe disa teori të tjera (Edward Westermack mendon se është fjala për një modul konjitiv të seleksionuar nga evolucioni natyror, që bën të ndjejmë neveri të menjëhershme ndaj të afërmit), por po mjaftohem me atë të S. Freud, sepse një eksperiment i rëndësishëm që u bë tani vonë, i dha të drejtë atij dhe jo të tjerëve.
Nuk jam i sigurt nëse Rita Filipi ka vërtet një vëlla, por kjo nuk ndryshon asgjë.
Eksperimenti i famshëm i universitetit të l’Illinois (i kryer në tre faza), shkurtazi ka të bëjë me paraqitjen që iu bë stundentëve (eve) të rreth njëqind fytyrave të panjohura për të cilat ato do të shënonin se cilët ishin më tërheqës seksualisht. Por, ndërkohë janë marrë masat që në tufën e fotografive që u është lënë në dorë të ndëkallet një imazh «subliminal», që i përket një të afërmi të seksit të kundër të studentit a të studentes. Pra nëse është vajzë i paraqitet fotoja e të atit apo të vëllait dhe e kundërta.
Nga rezultatet del që krejt në mënyrë spontane subjektet zgjedhin si portrete seksualisht tërheqës ato që tiparet e të cilëve, pa dijeninë e tij, i afrohen e shoqërohen më ato të të afërmit të tij.
Eksperimenti ka disa faza, por që të mos zgjatemi përfundimi ishte se ekziston me të vërtetë një tërheqje e madhe në raport me njerëz që ndajmë të njëjtat gjene.
Dhe pikërisht mbi këtë njerëzimi ka ngritur tabu të rrepta, që me kohë janë kthyer në norma të shoqërive të sotme, edhe pse për të ruajtur pasuritë brenda familje, vazhdojnë të shkelen.
Gjithsesi specialistët vënë në dukje se një ndjesi tërheqjeje ndaj personi të afërt, është refleks gjenetik e social i një periudhe të caktuar që i ndodh kujtdot dhe në asnjë rast nuk shihet si deviant.
Diferencën e bën kalimi në akt.
Aty ku Rita Filipi akuzohet se ekzalton incestin, ajo në të vërtetë ka treguar një intuitë poetike të pashoqe për të kapur në ajër çastin efemer të aktit të ndalur, ta ulë në letër dhe ta shohë nga afër e mrekulluar, si të shihte të pashkueshmen në thellësi të dhjetëra mijëra vjeetëve të evolucionit, për ta sikterisuar pastaj në honet e pavetëdijes, ku janë regjistruar e qëndrojnë të lidhura në pranga instinkte më të hatashme dhe gjërat më të pathëna!
Dua të besoj se Rita Filipi, nuk e di dhe nuk ka qenë e detyruar të dijë eksperimentet e universiteteve të mëdha botërore për të kuptuar natyrën e incestit. As nuk besoj se e ka ditur se ajo për të cilën është linçuar është tema e jetës studimore e shumë antroplogve.
Ajo u kryqëzua vetëm sepse e përmendi.
Peut être une image de texte qui dit ’Émile Durkheim La prohibition de l'inceste et ses origines BLIOTHEQUE PAYOT’

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull