Probleme me gjumin?/ Këto bimë ju ndihmojnë të flini menjëherë

2 Minuta Lexim

Disa suplemente bimore reduktojnë stresin pa ju sjellë gjumë (si L-Theanine), ndërsa të tjera, janë qetësuese. Valeriana (valeriana officinalis) i përket grupit të dytë sepse ka përbërës që relaksojnë dhe qetësojnë. Në fakt, qeveria gjermane e ka aprovuar si trajtim për problemet e gjumit. Valeriana ka një aromë të keqe, prandaj shumica e njerëzve e përdorin si kapsulë ose ekstrakt dhe jo në formë çaji. Nëse doni ta provoni, merreni në darkë, jo para se të shkoni në punë!

Valeriana përmban përbërës që mund të nxisin gjumin dhe të ulin ankthin. Përpara se ta përdorni flisni me mjekun tuaj.

VAJ LIVANDOJE

Era e vajit të livandës ka një efekt qetësues në trupin tuaj, që ju ndihmon të flini më mirë. Në fakt, aroma e këndshme e vajit të livandës ka efekte shumë të mira për sistemin nervor. Kjo madje redukton tensionin dhe ankthin dhe ndihmon në krijimin e një atmosfere relaksimi duke nxitur një gjumë të shëndetshëm.

– Vendosni 1 ose 2 pika vaj esencial të livandës në një shami dhe vendoseni pranë jastëkut tuaj gjatë gjumit.

LULESAHATI

Lulja e sahatit është e njohur për vetitë e saj qetësuese. Kjo lule me emrin botanik Passiflora njihet ndryshe si lulja e pasionit. Një nga përdorimet më të zakonshme të çajit ose ekstraktit të lules së sahatit në mjekësi është kundër pagjumësisë. Gjatë studimeve të kohëve të fundit, shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se konsumi i dozave të vogla të çajit të lules së sahatit ofron përfitime tek të rriturit që vuajnë nga pagjumësia.

– Lulen e sahatit mund ta përdorni si tretësirë ose çaj. Zieni ujin fillimisht, më pas merrni një lugë çaji me lule të thatë dhe hidheni në çajnik. Ziejeni për 10 minuta dhe më pas kullojeni. Pijeni sipas dëshirës./ Living

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull