Një 20-vjeçar humbi jetën pasi ra nga çatia e ish-shkollës së tij, institutit “Gobetti Volta” në Firence.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën mes 22 dhe 23 janarit.
Viktima ishte ngjitur në strukturën e godines së institutit “Gobbeti Volta” bashkë me një shokun e tij.
Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes të rinjte ndoshta kishin hipur në çatinë e shkolles për të bërë një selfie.
Shoku i Robertos dha deklaratën e tij për ngjarjen në polici, por pavarësisht shpjegimeve ende është e paqarta dinamika pasi gjithcka ka ndodhur në errësirë.
Ai e gjeti shokun e tij te rrezuar ne toke duke e derguar me shpejtesi ne spital, por Roberto nuk arriti ti mbijetoje demtimeve qe mori nga renia prej lartesise.