Aurela Basha, bashkëshortja e kreut të PD Lulzim Basha, humbi të atin katër ditë më parë. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ajo njoftoi për ndarjen nga jeta të babait të saj Xhafer Isufi, shkruan newsbomb.al.
Sot, Basha falenderon të gjithë ata që ju gjendën pranë dhe i kanë dërguar mesazhe ngushëllimi.
“Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura. Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie.
Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit. Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt”, shkruan Aurela Basha dhe ndan foton me të atin e ndjerë.