“Nuk u martova, sepse nuk doja te rrisja vajzën time me dikë tjetër. Iu përkushtova shumë punës dhe iu përkushtova shumë vajzës time”, iu përgjigj Monika.
Ndoshta edhe pse nuk doli ndonjë njeri “i hajrit”, ndoshta ka dashur të mbyllë mendimin e saj. “Isha e dashuruar me profesionin tim, por aty kam marrë shumë grushta”, shtoi më tej Monika.
Të shumta komentet në këtë video “rrëfim”, si pozitive ashtu edhe negative ,por ndër ta të bie në sy komenti i një miku të ish-burrit të Monikës, i cili nuk jeton më.
“Qëndrimi brenda shtëpisë së Big Brother të vë në qendër të vëmendjes, në sytë e të gjithë njerëzve, të njohur dhe të panjohur. Po hyre në vallë do kërcesh thotë populli, por banorët e kanë marrë parasysh këtë gjë para se të futeshin në atë shtëpi”.
“Shumë prej tyre po gjykohen për gjërat që kanë bërë dhe nuk kanë bërë në jetë, fundja ky është formati dhe ata vetë e ushqejnë këtë format me detajet personale që tregojnë. Kjo ndodh në çdo Big Brother edhe nëpër botë. Nëse të ka tradhtuar, të ka bërë hakën, se e ke merituar”