Arrestohet brenda pak minutash autori I krimit që tronditi Lezhën këtë të hënë.
Policia bëri të ditur se ka mundur të neutralizojë 17-vjecarin Florian Pervathi pasi ky I fundit qëlloi për vdekje në mes të fshatit Manati, bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj
Vrasja e Lek Lekgjonajt në Manati të Lezhës nga një 17-vjeçar ka ndodhur për gjakmarrje.
Mesohet se vëllai i viktimës ka vrarë babanë e të miturit në vitin 2009. Pas vrasjes, nëna e 17-vjeçarit u helmua dhe ndërroi jetë.
I mituri, Florian Pervathi, i cili është dorëzuar në polici, ka thënë para hetuesve se “mori gjakun e babait”.
Lezhë/Informacion paraprak
Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.
Sekuestrohet dhe arma e krimit.
Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P.
17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.