Policia në Dibër ka finalizuar operacionin e koduar policor “Liqeni i Zi”, duke ekzekutuar masat e sigurisë për 4 persona, të cilët janë përfshirë në një përplasje me armë zjarri në vitin 2020.
Në pranga janë vënë Shaqir Tollja, Erlind Tollja, Aleksander Algeri dhe Loraldo Lika. Për këtë të fundit është vënë masa “arrest shtëpie”, ndërsa për tre të tjerët, burg.
Në nëntor të vitit 2020, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë , për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive pronësie, Shaqir dhe Erlind Tollja ndërsa udhëtonin me automjetin e tyre , anë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që udhëtonin B. S.(Z), dhe Alegri, të cilët u janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje është përfshirë dhe Lika, i cili ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.