Ky është 65-vjeçari Lek Lekgjonaj, i cili u ekzekutua të hënën me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në fshatin Manati nga 17-vjeçari Florian Prevathi.
I mituri, i cili pranoi autorësinë e krimit, tha para agjentëve se mori hakun e të atit.
Konflikti mes dy familjeve e ka zanafillën në vitin 2009, ku vëllai i viktimës, Ndue Lekgjoni vrau me armë zjarri babain e autorit, Gjon Prevathin. Në të njëjtën ditë, nëna e 17-vjeçarit u helmua dhe i dha fund jetës.