“Poezia” e Dritëroit

2 Minuta Lexim

Nga Ilir KADIA-

Kujtim Spahivogli më ka treguar këtë ndodhi dasme:”Martohej shoku Taqo,figurë madhore në Kryeministri,atëhere 40 vjeç!E fton në dasëm Dritëro Agollin,atëhere gazetar.Dasëm e madhe me mish e raki lumë!Shkon Dritëroi e zë vend dhe fillon të pijë raki!Pinte dhe për të matur sa mbante akoma nxirrte paqetën e cigares “Partizani” dhe shkruante me laps emrin e tij…Dritëro Agolli!Po të arrinte t’a shkruante të tërin do të thosh se mund të mbante raki akoma!Dhe ja në një çast të tillë e sheh shoku Taqo,i bie shishes së birrës fort me pirun dhe kërkon fjalën.Bie heshtja më dasëm!Flet Taqo:”Poeti Dritëro Agolli po shkruan poezi!Fati ynë t’a dëgjojmë të parët vargun e tij!Dritëro,fjala për ty!”
Të tërë sytë nga poeti!I zënë ngushtë çohet më këmbë Dritëroi me paqetën “Partizani”në dorë dhe në kulmin e qetësisë të vendosur nga i zoti dasmës në hotel “Donika”, reciton vargjet të sajuara në çast”
“Dasma mbushur me dasmorë,
Shokut Taqo vë kurorë
Unë me fund i uroj
Mballosje të mbarë
Pas çerek shekulli që i bie me dorë!”
Dhe u ul Dritëroi në karrige e ngriti gotën nga shoku Taqo për “Të trashëgohesh!”
Dhe në fillim dasmorët heshtën,pastaj filluan t’i shpjegonin grave çfarë tha dhe kur shoku Taqo zu të qeshë i pari u shkulën dhe ata së qeshuri!”
Këtë më rrëfeu Kujtim Spahivogli tek pinim raki me fasule qorre në shtëpinë e Hajdar Gjuzit në Bërzhitë…40 vjet më parë!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull