Ditën e sotme moti do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, për shkak të masave ajrore të ftohta dhe të thata.
Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.
Por, gradualisht me kalimin e orëve (duke filluar nga orët e pasdites), mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe si rrjedhojë do të nis shtimi gradual i vranësirave deri të dendura.
Paqëndrueshmëria do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriut dhe atë të qendrës.
Në relievet relievet e larta malore këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës. Era me drejtim veriperëndim ‘ verilindje shpejtësi 3-10m/s, dhe me rrahje deri në 12-15m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore. Valëzim i forcës 0-2 ballë me lartësi vale 0.8-1.8m.