Ferald Leka u prangos bashkë me drejtuesen e mjetit me të cilin udhëtonte Gabriela Torraj 24-vjece, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.
Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Ali Demi”, dhe gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte shtetasja Gabriela Torraj, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasi Ferald Leka është prezantuar si punonjës policie, duke paraqitur një portofol me stemën e Policisë.
Gjithashtu, nga specialisët për Hetimin e Narkotikëve u procedua penalisht shtetasja I. T., pasagjere në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.