Gjykata e Lartë ka refuzuaur rekursin e Thoma Gëllcit, i cili kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg që ishte vendosur në Apel.
Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë, Gëllçi është i detyruar që të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Ish-drejtori i RTSH-së akuzohet për shpërdorim detyre, për një tender me vlerë rreth 1 milionë dollarë për RTSH Agro.
Ish-drejtori i RTSH u arrestua disa muaj më parë, pasi bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në detyrë.
Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekësh për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë.
Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radion Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.