Ilir Meta del në konferencë urgjente, lëshon thirrjen e fortë dhe paralajmëron

2 Minuta Lexim

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me situatën aktuale dhe politike në vend. Sipas kreut të shtetit, qeveria fsheh borxhit publik.

“Objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi i raportit të borxhit ndaj GDP në nivele rënëse. Ligji i buxhetit për 2022 nuk bëri transparent nivelin real të borxhit dhe marrjen e masave, ministria e Financave raportoi se stoku i borxhit është 80%, ndërsa FMN 80.6%. Në 2021 ka arritur 80.1%, nuk është i vërtetë, sipas KLSH vlera reale mund të llogaritet më shumë se 84% dhe kjo në rastin më të mirë”, u shpreh Meta në fjalën e tij.

Fjala e plotë:

Objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi sa më i parë i raportit të borxhit ndaj Prodhimit tw Brendshwm Bruto në një rrugë kthese përndryshe niveli i borxhit do të shkaktojë një krizë serioze duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e financave publike Ligji i buxhetit nuk bëri transparent nivelin e borxhit. Ministria e financave raportoi se stoku i birxhitr është 80 % për 2021, ndërsa FMN e vlerësoi 80.6 Në parashikimet e reja MF raporton se borxhi ka arritur në 80.1 Por kjo nuk pasqyron nivelin real të tij. KLSH raporton se stoku i borxhit paraqitet i nënvlerësur Në llogaritjen e stokut të borxhit do të duhet të përfshiheshin detyrimet e prapambetura, rimbursimi i plotë i tvsh, vendimet e gjykatave kombëtare si dhe detyrimet e tjera Vlera reale e borxhit publik në fund të 2021 mund të përllogaritur më shumë se 84% Në këtë nivel të stokut nuk janë përfshirë çështjet në shqyrtim të gjykatave ndërkombëtare, që janë shumë të tilla. Risku në rritje i PPP-ve, të garancive shtetërore, risku i normave të interesit. Projektet e PPP i kanë lejuar qeverisë të marrë investime të reja klienteliste të paktën në afat të shkurtë. Vlera totale e projekteve PPP në vitin 2022 do arrijë në mbi 45% të PBB”, tha Meta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull