Një lajm tragjik për familjen e poetit Arben Duka.
Disa javë pas ndarjes së tij nga jeta, është shuar në moshë të re dhe djali Denis Duka.
Denis Duka, i biri i Arben Dukës vetëm 35 vjeç ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një infarkti. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij të shumtë në rrjete sociale.
Në rrjetet sociale miqtë dhe të afërmit e Denisit kanë dhënë këtë lajm kaq të rëndë, duke ngushëlluar familjarët për këtë humbje. Denis Duka ishte i martuar, kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA.
”Denis Duka na i coptoi zemrat, pa fjalë për këtë humbje. Një mik zemre për këdo që e njohu, shpirt i bardhë, mendje brilante. Ngushëllime familjes, kurajo dhe forcë”, shkruajnë miqtë e tij në rrjetet sociale.
Poeti Arben Duka vdiq në 14 dhjetor të vitit 2021. Ai pësoi një arrest kardiak.