Me plagë në kokë, gjendet i vdekur në Belgjikë shqiptari

1 Minuta Lexim

Pas mikut të Çapajve, një tjetër shqiptar është gjetur i vdekur në Belgjikë.

Mediat vendase raportojnë se një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Klodian Turja, është gjetur i vdekur shtetasi Klodjan Turja, ndërsa rrethanat në të cilat ai ka ndërruar jetë janë të paqarta.

Trupi i pajetë i 38-vjeçarit është gjetur në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit.

Sipas mediave belge, fqinjët kanë dëgjuar një zhurmë gjatë natës, por pa e specifikuar atë, disa banorë kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe kanë gjetur trupin e pajetë të shqiptarit rreth orës 05:00 të së mërkurës.

“Viktima kishte lëndime në pjesën e pasme të kohës”, ka thënë për mediat belge një prej hetuesve. “Kjo është një ngjarje e dyshimtë dhe ende nuk mund të dalim në një konkluzion final”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull