Prej më shumë se një jave, një karvan kamionësh vijon të mbajë të bllokuara rrugët në afërsi të ndërtesës së parlamentit kanadez, derisa të hiqet detyrimi për vaksinim, i cili kërkohet për të kaluar kufirin me SHBA.
Policia në Otava paralajmëroi ndërhyrjen e ushtrisë për të shpërndarë protestat në kryeqytetin e vendit, duke shtuar se tubuesit janë të armatosur.
Shefi i policisë deklaroi se në organizimin dhe financimin e protestave, qëndrojnë figura të rëndësishme në SHBA.
Në mbështetje të demonstratës janë mbledhur rreth 10 milion dollarë ndërsa është shtuar përfshirja e grupeve të ekstremit të djathtë. Zyrtarët e konsiderojnë situatën të paqëndrueshme, pasi gjatë fundjavës pritet të shtohet numri i protestuesve.
E ashtuquajtura “Kolona e Lirisë” është zgjeruar si një zë kritik ndaj kufizimeve të pandemisë në përgjithësi, por edhe ndaj kryeministrit Justin Trudeau. Gjatë ditëve të kaluara ka patur edhe përpjekje për të sulmuar parlamentin.