Çmimi i naftës 195 lekë/L, Rama debaton me qytetarin: Shiko Kosovën…

2 Minuta Lexim

Rritja e çmimit të naftës ka shqetësuar qytetarët të cilët çdo ditë i kërkojnë “llogari” kryeministrit për të bërë diçka pasi është e papërballueshme.

Së fundmi, Edi Rama ka replikuar me një qytetar duke i thënë se çmimet rriten kudo, si në Shqipëri, Kosovë e vende të tjera e se është diçka normale që ndodh. Kreu i qeverisë shton se edhe rrogat rriten, por këto të fundit nuk shkojnë përtej mundësive, pasi rrezikohet falimentimi.

Debati mes Ramës dhe qytetarit:

Komentuesi: Shume mire qe ecen keshillimi, po per cmimin e naftes mund te behet ndonje gje? Te limitohet deri diku , apo kush nuk e perballon dot mos i afrohet karburanteve ? Sinqerisht problem me te mash se cmimi i shportes, karburantit dhe rrogat e uleta nuk ka ne kete vend. Keto jane paresore , te tjerat pastaj zgjidhen me me terezi.

Përgjigjet Edi Rama: Rritja e çmimeve është një problem i përgjithshëm sot, mjafton te shihni Kosovën për te mos shkuar me larg, ndërkohe qe siç kam premtuar ne po mbajmë me shume kosto për buxhetin, mburojën mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjare e biznesin e vogël, qe kudo ka kërcyer e po kërcen lart. Sa për rrogat ato janë rritur e do vazhdojnë të rriten, por rritja e rrogave nuk behet sipas dëshirës sonë, pasi unë i pari do doja t’i rrisja menjëherë te gjitha, por çdo rritje jashtë mundësive, do te thotë falimentim total ne pak muaj si ne kohen e Sudes, prandaj duhet pune e durim, për t’u ngjitur me këmbë ne toke s’ka asnjë rruge tjetër te sigurte.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull