Këto probleme i shtohen përditshmërisë tashmë të pacientit, duke ndikuar në cilësinë e jetës dhe psikologjinë e tij. Studimet kanë treguar se 8 nga 10 pacientë me kancer kanë efekte anësore gjatë trajtimeve në lëkurën e tyre dhe megjithatë shumë pak prej tyre shkojnë te kontrollohen tek një dermatolog.
Kjo është arsyeja pse konsultimi me një dermatolog për kujdesin e duhur të lëkurës para, gjatë dhe pas çdo trajtimi është shumë i rëndësishëm. Një përqindje shumë e madhe e pacientëve janë të detyruar të ndërpresin trajtimin , për shkak të efekteve anësorë që kanë në lëkurë.
Problemet e përmendura më sipër janë një realitet i ashpër i trajtimit dhe shpesh e detyrojnë pacientin të ndalojë trajtimet. Për La Roche-Posay, asnjë pacient nuk duhet të ndihet i vetëm në luftën kundër kancerit dhe efeketet në lëkurë nuk duhet të jetë një pengesë në trajtimin e tij.
Për këtë arsye ajo bashkoi forcat me grupin e vullnetarëve kundër kancerit, AgkaliaZO, që asnjë pacient të mos ngadalësojë apo ndërpresë trajtimin për shkak të efekteve anësore në lëkurë. Nga viti 2019 e deri më sot, më shumë se 19,000 paketa speciale të kujdesit dermatologjik La Roche-Posay janë shpërndarë në spitalet publike dhe private për pacientët onkologjikë.
Në të njëjtën kohë, La Roche-Posay ka krijuar një udhëzues të plotë, me këshilla dhe udhëzime për shëndetin e përgjithshëm fizik dhe mendor të pacientëve me kancer, një “armë” e vlefshme si për pacientët por edhe për personelin shëndetësor.
Prandaj , kujdesi ndaj lëkurës është po aq i rëndësishëm sa trajtimi i kancerit, pasi përmirëson cilësinë e jetës së pacientit dhe i jep forcë për të luftuar, për të mos ndërprerë trajtimin, dhe për të dalë fitimtar.