Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kukës ishte i pranishëm në momentin kur në pistën e aeroportit ul avioni i parë i WIZZAIR, kompania që ofron çmime të lira për udhëtarët.
Në parashikohet se në maj operimin e pandërprerë, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.
Rama në fjalën e tij u shpreh se Kukësi dhe aeroporti i tij do të jetë një pikë referimi jo vetëm për një pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pasi oferta e Kukësit do të jetë fituese për të gjithë.
“Pas Wizz Air do ta shohin atë në një sy tjetër, e më pas do të vijnë kompanitë e tjera”, tha Rama.
Por kryeministri nuk la pa thumbuar “çunat e Londrës” në fjalën e tij. “Më këtë projekt na është një kapacitet durimi, se kjo punë kërkon durim. Shumë gjëra kemi dëgjuar, kur kemi nisur punimet për aeroportin ndërkombëtar të Kukësit, do të dëgjojmë edhe sot, por në fund fjalët i merr era, e ky aeroport dhe tani është realitet.
Destinacioni tjetër i rëndësishëm është Anglia. Unë nuk do i ndahem Kukësit derisa djemtë e Londrës nga Kukësi të kenë fluturimet e tyre me tarifa krejtësisht simbolike. Në fund fjalët i merr era dhe punët e mira mbeten. Jam besimplotë që ky aeroport ka një të ardhme fantastike. Dua ta falenderoj drejtorin për gatishmërinë për ta parë Kukësin si mundësi. Në fillim ishte pak skeptik. Sot është një ditë e bukur me diell dhe dëborë. Jam i kënaqur që sot jemi për t’i dhënë një mundësi të re banorëve jo vetëm të Kukësit por të një treve të tërë që përfshin edhe pjesën matanë bjeshkëve duke hapur 4 destinacione. Austri, Gjermani dhe Zvicër. Janë tre vende me katër destinacione dy herë në javë. Çmimet janë 19 euro për secilin destinacion. Sot mund të shohim si ka ndryshuar panorama e çmimeve falë reformave të bëra”, tha Rama.