Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me vendim të formës së prerë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Pas një seance maratonë ditën e sotme, të nisur prej orës 09:00 të mëngjesit, Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për shpërdorim të detyrës, vendim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të konvertohet në 3 vite e 4 muaj burg.
Vlen të theksohet se, për pak Saimir Tahiri pritet që të firmosë urdhrin e gjykatës, dhe më pas ai do të dalë nga ky organ i drejtësisë me pranga në duar. Tahiri do të vuaj dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, tek ‘313-ta’ në Tiranë.