Përdorën flamurin “Kuq e Zi” në 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, gjykata serbe përndjek shqiptarët e Luginës së Preshevës

1 Minuta Lexim
Gjykata serbe vazhdon të përndjekë të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët kanë përdorur flamurin kombëtar shqiptar me ngjyrat kuq e zi. Shtetasit Granit Sadriut, më 1 mars i duhet të paraqitet në Gjykatën e Vranjës.

Sebep për ftesën e drejtorit të Kulturës në Bujanoc, nga organet serbe të drejtësisë, është flamuri kuqezi.

Vitin e kaluar, në 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, dikasteri që ai udhëheq siguroi sallën për festën e flamurit, ku u vendos edhe ky simbol kombëtar.

Sadriu nuk është i pari i cili paraqitet para gjykatave serbe për këtë arsye, njofton Klan Kosova.

Më 2020 për ngritjen e flamurit kuqezi, ishte ftuar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, Ragmi Mustafi.

Kjo problematikë e kamotshme për shqiptarët e Luginës, mbeti e pazgjidhur, pavarësisht ankesave nga ana e tyre.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull