Përkeqësimi i motit e dallgë deri në 8 ballë, pezullohen udhëtimet

1 Minuta Lexim

Nga dita e sotme e deri nesër moti në pjesën bregdetare të vendit tonë do të jetë i përkeqësuar. Njoftimi vjen nga Drejtoria e Përgjithshme Detare teksa ky fenomen do të shkaktohet për shkak të erërave të forta me drejtim jugperëndimin dhe veriperëndimin.

Sipas njoftimit bregdeti shqiptar do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2,8 – 3,5 m dhe forca e detit 5-6 deri 7-8 ballë.

Për shkak të kushteve të motit pezullohet lundrimi i mjeteve te vogla lundruse dhe atyre tē peshkimit si dhe është pezulluar lundrimi për linjën Durrës – Bari- Durrës, Vlorë – Brindisi-Vlorë.

Megjithatë pritet që ditën e mërkurë kushtet e motit të përmirësohen.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull