Shiten në kohë rekord fanellat e Cristiano Ronaldos, bluzat e reja dalin online nëntorin e ardhshëm

1 Minuta Lexim

Tifozët e Manchester United mezi presin kthimin e Cristiano Ronaldos, i cili do të veshë edhe një herë fanellën me numrin 7.

Sipas “Daily Mail”, “Djajtë e Kuq” duhet të përballen me një problem të madh, fanellat e personalizuara te CR7 u shiten në një kohë të shkurtër rekord.

Një mungesë për shkak të vonesës së prodhimit të gjetur nga furnizuesi (Adidas), e shkaktuar nga mbyllja e fabrikave në Vietnam, nga vijnë rreth 28% e veshjeve sportive të markës.

Në dyqanin online është e pamundur të marrësh fanellën e kampionit portugez para nëntorit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull