Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Shkodër në afërsi të Shkollës Pyjore. Mësohet se i plagosuri është Nikolin Upa.
Mësohet se 45-vjeçari është qëlluar dy herë me armë në këmbë. ai është Transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po punon për arrestimin e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.