Kosova nuk gjen qetësi! 24 viktima në 24 orët e fundit, qindra të infektuar nga Covid

1 Minuta Lexim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 24 viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 890 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Dje në Kosovë u raportuan 21 viktima nga COVID-19 dhe 1278 infektime.

Njoftimi i MSH-së

05 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.

Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.Në total numri i rasteve aktive është 26.688.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull