Artan Hoxha shfaqet brenda parcelës me kanabis, zbulon farën që erdhi nga Spanja(FOTO)

1 Minuta Lexim

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar pamje brenda një super plantacioni me kanabis .

Parcela me kanabis, sipas gazetarit, ndodhet brenda Shqipërisë, edhe pse zona nuk bëhet e ditur.

Hoxha ka dhënë edhe detaje nga bima e veçantë që po rritet aty, për të cilën thotë se është e hibride e modifikuar në laborator në Spanjë dhe e sjellë në Shqipëri.

Sipas gazetarit kjo është hera e parë që kjo farë kanabis mbillet në vendin tonë dhe ka marrë emërtimin “Gorrilla”.

Siç shihet nga pamjet ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë bimë kanabis të gjata mbi 2 metra, kjo bimë është me shtat të shkurtër.

 “Sigurisht nuk jemi në Afrikë. As në xhunglën e Amerikës Latine.

Por jemi në xhunglen shqiptare, me hibridin më të ri të kanabisit Made in Albania, “Gorrilla”.

Një e farë e modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë dhe e kultivuar për herë të parë në Shqipëri, që piqet brenda 60 ditësh…”, shkruan Hoxha.

Artan Hoxha shfaqet brenda parcelës me kanabis, zbulon farën qëArtan Hoxha shfaqet brenda parcelës me kanabis, zbulon farën qëArtan Hoxha shfaqet brenda parcelës me kanabis, zbulon farën qëArtan Hoxha shfaqet brenda parcelës me kanabis, zbulon farën qëArtan Hoxha shfaqet brenda parcelës me kanabis, zbulon farën që

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull