Që prej orës 18:30 në selinë e Partisë Demokratike ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të kësaj partie. Në qendër është strategjia dhe sjellja e opozita në Parlamentin e ri që pritet të nisë paraditen e nesërme seancën e parë plenare.
Temë e takimit është, gjithashtu, edhe diskutimi për qendrimin ndaj deputetit Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata, duke ngjallur kështu debate në selinë blu por edhe në të gjithë opinionin shqiptar, nëse duhet të jetë pjesë e Parlamentit apo jo. Ndërkohë vetë Berisha që disa herë ka deklaruar se do të jetë pjesë e Parlamentit, nuk merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar, që e drejton Lulzim Basha.