Kosova ashpërson masat anti-Covid

2 Minuta Lexim

Nga kjo e hënë deri më 26 shtator, Kosova do të hyjë nën një regjim të ri masash për menaxhimin e pandemisë.

Pasaporta shëndetësore ose testi negativ do të jenë kusht për lëvizjen e lirë, ndërsa mësimi në shkollat publike e ato private është pezulluar.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaroi se vaksinimi edhe pse nuk  është me detyrim, është i domosdoshëm, pasi shumica e të shtruarve në spital, janë të pavaksinuar.

 

ARBEN VITIA

MINISTER I SHENDETESISE, KOSOVE

 

 “Mbi 93 përqind e të hospitalizuarve janë të pa vaksinuar. Ne nuk kemi bërë vaksinimin e obligueshëm, janë edhe mundësi tjera, domethënë janë testi pisiar jo më i vjetër se 72 orë, është testi serologjik që tregon se secili pacient ose ka kaluar COVID-in ose është vaksinuar më herët që ka antitrupa për të qenë i mbrojtur, ose testet rapide dhe prapë po e përsërisë që nga të gjitha këto zgjedhje që i kanë qytetarët e Kosovës, vaksinimi është zgjedhja më e mirë, më e lirë dhe më e sigurt”

 

Sipas vendimit të qeverisë, dëshmia për vaksinimin e plotë ose testi negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë do iu kërkohen punonjesve te institucioneve publike, studentëve që duan të regjistrohen në konvikte, stafit në të gjitha nivelet e arsimit, punonjësve te kinemave, teatrove dhe qendrave të tjera të kulturës.

 

E njëjta masë vlen edhe për qytetar ët që duan të frekuentojnë bibliotekat, muzetë dhe palestrat.

 

Ndërkaq, kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit, mbetet në fuqi. Vazhdon të ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore.

 

Mbajtja e maskës do të vazhdojë të jetë gjithashtu në fuqi, ndërsa institucionet publike do të punojnë me staf të reduktuar nga zyrat.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull