Vaksinim po, detyrim jo!

4 Minuta Lexim
Nga Erion DASHO * –
Prej javësh (në fakt, që kur shqiptarëve ju ofrua mundësia e zgjedhjes për t’u vaksinuar me vaksina cilësore) kam promovuar vaksinimin si një masë të dobishme për këdo, por duke kundërshtuar me vendosmëri çdo përpjekje për ta bërë atë të detyrueshëm. Përse?
PËRSE “VAKSINIM PO”?
Të gjithë studimet flasin se vaksinat cilësore ndihmojnë në uljen e shkallës së infektimeve, komplikacioneve dhe numrit të vdekjeve.
Observimet në vendet ku vaksinat janë aplikuar në masë tregojnë se studimet kanë patur të drejtë. Vendet e Bashkimit Europian, SHBA-të, Izraeli, Britania e Madhe, etj. janë shembuj se kudo ku janë aplikuar vaksinat ka rënie të vdekshmërisë, edhe kur rastet kanë njohur rritje të frikshme (gjatë verës në Britaninë e Madhe, për shembull).
Për këtë arsye, bazuar në informacionet më të mira që disponojmë, rekomandimi është i qartë: Kushdo që dëshiron të ulë riskun personal duhet të vaksinohet me një prej vaksinave cilësore, Pfizer, Moderna, Astra Zeneca ose Johnson & Johnson.
Kjo vlen sidomos për personat që nuk e kanë kaluar COVID-in, si dhe për ata persona që janë vaksinuar me vaksina të pasigurta. Sidoqoftë edhe kategori të tjera përfitojnë nga vaksina (gjithmonë nëse dëshirojnë të kenë një mbrojtje më të sigurt):
》Personat e shëruar nga COVID-i, duke nisur nga gjashtë muaj pas shërimit. Një dozë e vetme e vaksinës, e forcon edhe më tej imunitetin e tyre.
》Personat e vaksinuar me Pfizer ose Moderna tek të cilët ka kaluar gjashtë muaj nga doza e dytë. Këta persona gjithashtu përfitojnë nga një dozë e vetme.
》Fëmijët mbi 12 vjeç, kur vetë fëmija, prindi dhe mjeku janë në një mendje dhe dëshirojnë ta aplikojnë vaksinën.
PËRSE “DETYRIM JO”?
Studimet dhe observimet e fundit tregojnë disa tendenca që duhen analizuar me kujdes:
》 Virusi SARS-CoV-2 nuk është i qëndrueshëm. Variantet alfa, beta, gama dhe delta, si dhe shumë variante më pak të përhapur flasin se nuk përjashtohet mundësia që edhe në të ardhmen të dalin variante që i shpëtojnë mbulesës imunitare që krijon vaksina.
》Efekti mbrojtës i vaksinave (të paktën Pfizer dhe Moderna, si tregoi shembulli i Izraelit) ulet me kalimin e kohës. Pra vaksina nuk ofron mbrojtje të përjetshme.
》Edhe personat e vaksinuar, kur sëmuren, luajnë të njëjtin rol me të pavaksinuarit në transmetimin e mëtejshëm të infeksionit.
》Lidhur me imunitetin natyror, ende nuk kemi njohuri të plota. Ka studime shpresëdhënëse që flasin për imunitet afatgjatë, për faktin se mbrojtja natyrore është superiore ndaj asaj të ofruar nga vaksina, por këto studime ende nuk janë kthyer në politika. Derisa kjo të ndodhë, duhet pritur.
Në kushtet kur nuk janë sqaruar pikat e mësipërme, nuk mund të ndiqet kurrsesi praktika imunizuese që ndiqet për linë, fruthin, poliomelitin, etj. vaksinat kundër të cilëve ofrojnë mbrojtje afatgjatë (madje edhe të përjetshme).
Kur “detyrojmë” një person të bëjë vaksinën e fruthit, këtë e bëjmë sepse kjo vaksinë është PROVUAR PA ASNJË DYSHIM se të mbron për dekada të tëra. Për vaksinën e COVID-it ende nuk mund të themi të njëjtën gjë!
Për të gjithë këto arsye dhe me ndërgjegje të qetë profesionale, unë i rekomandoj kujtdo që ka dëshirë të dëgjojë dhe të ndjekë rekomandimet e mia:

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull