Në sportelet e pagimit të faturave të harxhimit të energjisë elektrike ekipet shërbestare qëndojnë me duart kryq dhe sytë nga tavani, pasi nuk mund të bëjnë asgjë për të ushtruar detyrën për të cilën paguhen.
Kjo për shkak se, sikurse të thonë: të një difekti në sistem. Difekt që ndonëse kanë kaluar rreth pesë ditë ende nuk dihet kur do të rinisë funksionimin normal.
Ky difekt ka bërë që mijëra konsumatorë të cilët, për shkak të skadimit të afatit paraqiteshin për të shlyer detyrimin të kthehen mbrapshtë, pa mbaruar punë. Duke marrë me vete shpjegimin e arsyes përse nuk mund të paguajnë, por edhe një ngritje supesh lidhur me përgjigjen e pyetjes a do ta aplikojë OSHEE kamatvonesën e pagesës së ardhur si pasojë e difektit për faj të saj.
Në këtë pikë sportelistët e Shërbimit Ndaj Klientit ngrenë supet për të pohuar se nuk kanë asnjë dijeni. Madje nga mungesa e transparencës brendainstitucionale nuk dinë të thonë më shumë se fraza: “Nuk mund të paguani pasi ka një difekt në sistem”!
Është një “lojë” që vijon prej rreth pesë ditësh. Të penalizuarit janë mijëra konsumatorët e energjisë të cilët ende nuk i kanë paguar faturat e muajit shtator ndonëse janë paraqitur pranë sporteleve të arkave brenda afatit kohor 30 ditësh. Nuk i kanë paguar jo për faj të tyre por të OSHEE-së që s’di kush të thotë nëse do të aplikoj kamatvonesën?!/ Arberia News.net
©Copyright: Arberia News.net
THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbëria News.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.