Sfida ndaj Shqipërisë, përfaqësuesja hungareze merr lajmin e mirë

1 Minuta Lexim

Përfaqësuesja hungareze ka marrë një lajm të mirë, pasi më në fund në grumbullimin e saj është shfaqur një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së drejtuar nga Marko Rosi.

Qendërmbrojtësi Uilli Orban, i cili kishte munguar për shkak të një dëmtimi, ka vendosur t’i bashkohet përfaqësueses dhe cilësohet i gatshëm për sfidën kundër Shqipërisë.

Orban, kapiteni i klubit të Lajpcig në Bundesligë, shihet si lideri i prapavijës dhe mungesa e tij do të ishte një goditje e rëndë për hungarezët.

Ndaj pavarësisht dëmtimit të tij, u tentua që ai të ishte i pranishëm për sfidat kundër Shqipërisë dhe Anglisë, duke qëndruar për të punuar në klub deri sa të merrte dritën e gjelbër.

Tashmë lojtari e ka kaluar shqetësimin që kishte pësuar pas ndeshjes me Bokumin dhe në drekë ishte vetë Federata Hungareze që publikoi foton e tij duke hyrë në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare.

Në mediat hungareze ky është cilësuar si një lajm i rëndësishëm, pasi e vlerësojnë ndeshjen me Shqipërinë si një sfidë kyçe për të përcaktuar se për çfarë objektivash do të luftojë Hungaria në kualifikueset e Botërorit në ndeshjet e mbetura.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull