Doni të shkoni në Kosovë? Kujdes, nga dita e sotme ju duhen këto dokumenta anti-Covid

2 Minuta Lexim

Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme nxorri nje njoftim ne lidhje me dokumentat qe duhet te paraqiten ne pika doganare per te gjithe ata shtetas shqiptare qe duan te futen ne Kosove.

 Nga data 13 tetor 2021, të gjithë personat që dëshirojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të paraqesin:

• Certifikatën e vaksinimit të plotë kundër COVID-19;

• Dëshminë që keni kaluar COVID-19; 

• Test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë;

ose 

• Rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, lëshuar jo më shumë se 30 ditë para;

• Testi RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë;

• Test i shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë. 

 

Për shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dokumentet e mësipërme, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këto persona duhet të plotësojnë një deklaratë për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

 

Nga këto rregulla përjashtohen: 

• Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh;

• Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19; 

• Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

• Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga territori i Kosovës brenda pesë (5) orësh;

• Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

• Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull