150 të dënuar në burgun e Peqinit hyjnë në grevë urie, të burgosurit refuzojnë ushqimin

1 Minuta Lexim

Rreth 150 të burgosur, që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit kanë hyrë në grevë urie qe një ditë më parë.

Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se ata kanë refuzuar ushqimin, pasi nuk u lejohen takimet e zgjeruara. Si pasojë e situatës së Covid-19 ata mund të takohen vetëm me familjarët e afërt dhe asnjë person tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, zhvillohet një grevë urie nga të dënuarit si pasojë e kufizimeve nga koronavirusi. Më herët të dënuarit kanë protestuar edhe për aplikimin e regjimit “41-biss”.

Kujtojmë se në burgun e sigurisë së lartë në Peqin janë persona me rrezikshmëri të lartë për vepra të rënda penale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull