Nga Jorida TABAKU * –
Të vjedhësh me procedurë nuk është justifikim, të vjedhësh se po digjeshin plehrat në Fier nuk është argument. Po flasim për 3 kriminelë (Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri) në hetim ndërkombëtar, dhe këtë duhet të mbajnë mend të gjithë kur flasim më inceneratorin e Fierit. Prezantuam një procedurë korruptive, që në konceptin kur është ideuar, në zbatimin e tij, në shkelje të ligjit të koncesioneve.
Shkelja e dytë është që kompania italiane, katër ditë pasi merr koncesionin e shet për 246 euro. Një kompanie me bilanc vetëm 9 milionë lekë. Ndryshimi 3 herë i territorit, përdorimi i pronës private në një kohë që mund të përdornin pronën shtetërore. Kjo pronë shpronësohet.
Për një kontratë të lidhur në 2017, që duhet të përfundonte në 2018, kur e panë që nuk po zbatohej, pagesat vazhdonin, kontrata nuk ndryshoi dhe në kundërshtim me ligjin, paguan inceneratorin që nuk ekzistonte. Shkelja e fundit, është zgjedhur alternativa e një kontrate 3 mln euro më të shtrenjtë, dhe kompania e inceneratorit është përfshirë në skandalin e TVSH fiktivës, xhironte fatura fiktive TVSH me 15 kompani, për të justifikuar pagesat që bënë dhe këtë e bënte me fondet e buxhetit të shtetit”.
* Deputete, kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët