Sikundër kishin paralajmëruar, banorë të lagjes “5 Maji”, janë mbledhur para Kuvendit, për të protestuar kundër shembjes së ndërtesave të tyre.
Ndërsa kryeministi Edi Rama po futej në sallën e Kuvendit, ai ndaloi dhe u përball me protestuesit, të cilët i kanë kërkuar që të mos prishen shtëpitë.
Kreu i qeverisë kërkoi që të zhvillojë një bisedë me banorët, duke ftuar disa prej tyre.
Shembja e banesave në këtë zonë bëhet në kuadër të një projekti për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, por edhe nga projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Të revoltuar, banorët i kanë bërtitur “o kriminel, duam përgjigje”.