Xhaferaj: Projekti për portin e Durrësit, një investim fantazmë

2 Minuta Lexim

Deputeti i PD Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar sot një interpelancë me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku në lidhje me aferën e portit të Durrësit.

Ai tha në fjalën e tij para Kuvendit se Porti i Durrësit është një aferë e madhe korruptive ndërsa shtoi se kompania Emar është përdorur si kamuflim i një kompanie offshore te regjistruar ne parajsa fiskale pronarët e vërtëte të së cilës mbeten anonim.

“Për aferrën korruptive të portit të Durrësit, sot s’do merem me tenderat korruptive që zhvilohen në zyrat e qeverisë, sot fokusi te porti i Durresit i vetmi aset ekonomik që i kishte mbetur qytetit.
Më 16 prill 2021 qeveria Rama vendosi ta nxjerrë portin e Durresit nga boshti perëndimor për ta kthyer në një komplek vilash luksoze.
Rama është shprehur për ndërtimin e një porti turistik nga “Emar Group” me vlerë 2 mld euro, punimet 8 muaj më pas nuk kanë nisur. Nga mediat jemi informuar që kompania Emar është përdorur si kamuflim i një kompanie offshore te regjistruar ne parajsa fiskale pronarët e vërtëte të së cilës mbeten anonim.
Cilat do jenë burimet e financimit te ketij investimi që akoma nuk ekziston asnjë projekt por vetem si ide?
A jane procedurat e ndjekura ne perputhje me ligjin shqiptar dhe nderkombetar? Perse jane bere në mungesë transparence dhe me shepjtësi jo karakteristike te institucioneve tona, pervecse për afera korruptive?
Ne e dimë fabulën që kanë ngritur e do vjjë të ngrejë qeveria. Pse ky projekt nuk është vecse një aferë e madhe korruptive?”, tha Xhaferraj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull