Covid vazhdon të marrë jetë, 4 viktima dhe qindra raste të reja brenda 24 orëve

1 Minuta Lexim

Katër raste të vdekjes dhe 643 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi mijë 4 mijë mostrave.

Që nga dje, janë shëruar 2 mijë e 28 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në mbi 14 mijë.

“Nga 4.043 testime, 643 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632. Në total numri i rasteve aktive është 14.639”, ka njoftuar Ministria.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull