Masat ajrore të paqëndrueshme do të përfshijnë të gjithë territorin tonë. Parashikohet që vranësirat e shumta të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin tonë, por vetëm në zonat e thella malore pritet të kemi reshje të pakta dëbore. Sipas MeteoAlb reshjet do të jenë me intensitet të ulët, por në intervale të shkurtra kohore do të jenë më intensitet dhe mesatar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.
Rajoni dhe Europa; Mbetet me reshje shiu pjesërisht Europa Juglindore dhe brigjet veriperëndimore të Europës. Gjithashtu vijojnë të jenë prezente reshjet e dendura të dëborës në gadishullin Skandinav. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.
Kosova; Mbeten vranësirat e shpeshta prezente në jugperëndim të Kosovës, të cilat do të sjellin reshjet e pakta dhe të izoluara shiu. Ndërsa pjesa tjetër e territorit të Kosovës do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash përgjatë gjithë ditës.
Maqedonia e Veriut; Republika e MV dhe pse do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat perëndimore, parashikohet që pjesa tjetër e territorit të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave të cilat nuk do të sjellin reshje në pjesën tjetër të vendit.