Donaldi bëri një kërkesë më 14 shkurt, Romeo dhe fansat surprizojnë Beatrix (FOTO)

1 Minuta Lexim

Në ditën e të dashuruarve, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kishin mundësi që të dëgjonin “Top Albania Radio”, e cila festonte ditëlindjen e 24.

Për këtë arsye, katër finalistëve iu dha mundësia që të zgjidhnin një këngë për personin e tyre të zemrës. Donald Veshaj përshëndeti Beatrix Ramosaj me Sam Smith, “Fire on fire”.

Por jo vetëm kaq, pasi aktori i humorit i bëri thirrje vëllait të tij binjak, Romeos dhe fansave, që t’i dërgonin këngëtares një buqetë të madhe me lule.

“O Romeo shko në një dyqan dhe dërgoi Trixës një tufë me lule të madhe. Ose kush dyqan lulesh që po e dëgjon t’i çojë një buqetë me lule Trixës nga ana ime”, u shpreh ai.

E mesa duket kërkesa i është dëgjuar jo vetëm nga Romeo, por edhe nga fansat. Vëllai i tij ka postuar në “Instastory” një foto të një buqete me lule ku ka shkruar:

“Bac u kry!”, duke bërë ‘tag’ Beatrix-in dhe Donaldin.

Ndërsa Ramosaj ka reaguar sonte për herë të parë pas gjithë situatës së krijuar. Ajo ka postuar një foto nga dhuratat dhe lulet që i kanë shkuar në shtëpi duke shkruar: “Ju dua!”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull