Gafa e federatës franceze/ Finlanda priste të këndonte himnin, por nis ai shqiptar…(VIDEO)

2 Minuta Lexim

Ndeshje spektakolare në stadiumin Océane në Le Havre por edhe gabim i madh. Perballja mes skuadrës së Francës dhe Finlandës per femra, takimi i dytë në programin e Tournoi de France, ka përjetuar një gafe protokolli…

Në vend që të niste himnin finlandez, ka ndodhur nje ngaterrese qe i habiti në mënyrë të pashmangshme lojtaret finlandeze, të cilat panë njëra-tjetren për disa momente të habitur nga muzika që dëgjonin.

Për shkak të një gabimi në folderin që do të lancohej, e cila titullohej “Finlanda”, u luajt himni shqiptar. Nga ana tjetër, kur u ekzekutua himni francez, nuk pati asnjë gabim dhe Federata Franceze e Futbollit i kërkoi menjëherë falje Federatës Finlandeze.

Ky episod të kujton gabimin e jashtëzakonshëm që ndodhi në ndeshjen Francë-Shqipëri më 7 shtator 2019 (4-1), në ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 për meshkuj. Në Stade de France u luajt himni i Andorrës në vend të atij të Shqipërisë, duke vonuar kështu me shtatë minuta fillimin.

Pavarësisht se Noël Le Graët i kërkoi ndjesë homologut të tij shqiptar dhe ambasadorit shqiptar në Francë, UEFA kishte vendosur të sanksiononte FFF-në me një gjobë prej 20 mijë eurosh për “organizim të pamjaftueshëm”.

Në nivelin sportiv, Les Bleues fituan pa u dridhur 5-0 falë një dopieje të kapitenes së tyre Wendie Renard, golave ​​të Melvine Malard dhe Grace Geyoro dhe Anna Westerlund.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull