Një incident ka ndodhur në Lindje të Ukrainës orët e para të ditës së sotme pasi separatistë rusë kanë goditur me predha një kopsht fëmijësh.
Rebelët rusë të mbështetur nga Rusia kanë akuzuar autoritetet ukrainase për pushtimin e territorit të tyre dhe shkeljen e marrëveshjeve për t’i dhënë fund konfliktit.
Megjithatë kjo është mohuar nga ushtria ukrainase e cila hodhi poshtë me forcë akuzat e separatistëve.
Sipas tyre ishin pikërisht rebelët rusë që qëlluan ndaj forcave ukrainase, por ata nuk u kundërpërgjigjën.
“Sot, forcat pushtuese ruse qëlluan në fshatin Luhansk, njëra prej predhave goditi një kopsht fëmijësh, në atë kohë kishte fëmijë në të. Sipas të dhënave paraprake, foshnja nuk është lënduar”, njoftoi ushtria ukrainase.